Ish-arbitri i Premier Ligës, Graham Poll, ka thënë për Dele Alli se ai është një lojtar që nuk i reziston dot mundësisë për të bërë hile. Mesfushori anglez ka tërhequr vëmendjen edhe në fitoren 4-0 të marr nga Totenhemi në fushën e Hadersfild javën e kaluar, kur është mundur të fitojë një penallti duke simuluar, pavarësisht se skuadra e tij ishte në avantazh 3-0. Poll ka thënë se federata duhet të marrë masa më të rrepta ndaj simulimeve.
“Dele Alli ka një defekt të madh në lojën e tij, nuk rri dot pa bërë hile”, ka thënë Poll për “Daily Mail”. “Kishte një rast për të shënuar, nuk kishte asnjë arsye për të simuluar, por nuk ka rezistuar. Federata duhet të rishikojë masat disiplinore. Aktualisht ata mund të veprojnë dhe ta pezullojnë një lojtarë vetëm nëse simulimi është i suksesshëm, vetëm nëse arbitri është mashtruar në dhënien e një penalltie të gabuar. Një gjë është e sigurt, nëse ndaj Alli do të bëhet nj faull në minutat e fundit të një ndeshje që Spars mund të jenë duke e humbur 1-0, veprimet e tij të mëparshme mund ta bëjnë arbitrin të dyshojë”, deklaroi Poll. Ndërkohë, edhe trajneri Poketino e ka kritikuar lojtarin pas ndeshjes. “Këto veprime nuk e ndihmojnë atë, nuk ndihmojnë skuadrën dhe nuk ndihmojnë futbollin”, tha Poketino.