“Politiko”: Komisioni Evropian do ta rekomandojë status të kandidatit për Ukrainën

Bruksel, 14 qershor – Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukraina të marrë status zyrtar të vendit kandidat për anëtarësim në BE, njofton portali nga Brukseli “Politiko” duke iu referuar disa burimeve të paemëruara diplomatike.

Eurokomisarët kanë biseduar për këtë çështje gjatë ditës së djeshme, pas vizitës së papritur të shefes së KE-së, Ursulla fon der Lajen, të shtunën në Ukrianë.

“Komisioni nuk harron se Ukraina është vendi i vetëm në Evropë ku vdesin njerëz, ku ndaj njerëzve qëllohet me armë pasi mbajnë flamuj të BE-së në rrugë”, transmeton “Politiko” një deklaratë të funksionarit të lartë të BE-së. Ai shtoi se tani ukrainasve nuk mund t’u thuhet “na falni, keni valuar flamuj të gabuar”.

Advertisements

Që të ndahet statusi i kandidatit për Ukrainën nevojitet konsensus i të gjithë 27 shefave të shteteve dhe qeverive në takimin e Këshillit të Evropës të caktuar për javën e ardhshme.

Persona zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel megjithatë theksojnë se të paktën tre shtete-anëtare të BE-së janë kundër statusit të kandidatit për Ukrainën.