Një lider lokal i Partisë së ekstremit të gjathtë të Alterantivës për Gjermaninë (AfD) pësoi lëndime të rënda pas një sulmi të disa personave në Bremen të Gjermanisë.
Policia beson se lideri lokal i Alteranitvës për Gjermaninë u sulmua dhe u plagos nga disa persona në qytetin veriperëndimor të Bremenit.
Po ashtu, policia thotë se sulmi ndaj Frank Magnitz, deputet në Parlamentin gjerman Bundestag, i cili drejton degën e partisë, ishte i motivuar politikisht. Policia ftoi dëshmitarët të paraqiten. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje pranë teatrit të qytetit.
Partia AfD në prononcimin e saj të martën tha se Magnitz u sulmua nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me dru dhe me shqelma në kokë. Magnitz është shtruar në spital.
Shteti më i vogël feederal i Gjermanisë, Bremeni, do të organizojë zgjedhje rajonale më 26 maj, të njëjtën ditë kur janë caktuar zgjedhjet për Parlamentin Evropian. (A.A)