Politikani britanik, Richard Burgon, ka fituar një dëmshpërblim prej 34.000 eurosh nga tabolidi “The Sun” lidhur me pretendimet e rreme që kishin bërë duke aluduar se grupi i muzikës heavy metal Dream Troll kishte përdorur imazhe naziste, transmeton Klan Kosova.
Burgon deklaroi se artikulli i prillit të vitit 2017 ishte “shumë shpifës, i rremë dhe i padrejtë”. Për këtë arsye gjykata mori vendimin në favor të tij pas pretendimeve të rrejshme të gazetës.