I dërgoj mesazh Bashkimit Evropian, siç u bashkua rreth agresionit rus të Ukrainës, të bashkohet edhe rreth agresionit politik të Bullgarisë mbi vendin dhe të na lejojë përfundimisht t’i fillojmë këto negociata për anëtarësim pa kurrfarë kushtëzimesh, përuljesh dhe lëshimesh, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kisella Vodës.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mendon se ekzistojnë mundësi për tërheqjen e vetos bullgare në takimin e përfaqësuesve të të dyja qeverive të paralajmëruar për më 22 maj në Shkup, Mickoski deklaroi se nuk mendon se “ekzistojnë mundësi për heqjen dinjitoze të vetos”.
“Ose do të poshtërohemi nga kërkesat hegjemoniste të fqinjit tonë lindor ose nuk do të hiqet vetoja”, vlerëson Mickoski.
Ai edhe njëherë e dërgoi mesazhin ndaj politikanëve në Bruksel për ta plotësuar atë që ia premton vendit që përfundimisht të fillojë negociata për hyrje në BE “pa lëshime jodinjitoze”.