Nga Italia në Kanada, femrat që jua sjellim më poshtë, kanë punuar në nivele të ndryshme, qoftë në parlamente apo qeveri. Disa prej tyre janë përcjellë edhe nga skandalet me politikanët më me emër në botë.
NICOLE MINETTI. Nicole është një stomatologe, e cila në vitin 2009 i kishte rregulluar dhëmbët ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, të cilin e kishte sulmuar një mashkull në Milano duke ia thyer dhëmbët. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u anëtarësua në partinë e tij, madje duke siguruar një vend në parlament. Nga politika u tërhoq pasi u përfshi në skandalin e thirrjes së femrave të reja në orgjitë e Berlusconit. U dënua edhe me burg, kurse më pas iu kthye profesionit të stomatologjisë dhe filloi të punonte si DJ. Në rrjetet sociale nuk heziton të publikojë fotografi provokuese.
ALINA KABAEVA. Gjatë viteve 2007-2014 padyshim se politikanët në Dumën ruse e kanë pasur problem të përqendrohen, duke qenë se pranë tyre ishte ulur Alina. Fituesja e dikurshme e Medaljes së artë Olimpike është paraqitur disa herë në ballinat e revistave me nam, si Vogue e Maxim. Madje është spekuluar për një aferë ndërmjet saj dhe Vladimit Putinit, megjithëse zyrtarisht është demantuar.
MARIA ROSARIA CARFAGNA. Mjafton vetëm një shikim ndaj bukuroshes italiane për ta mësuar arsyen pse ndodhet në këtë listë. Para se të fillonte të merrej me politikë, Maria ka qenë modele dhe prezantuese televizive. Në politikë u përfshi në vitin 2004 dhe akoma është pjesë e saj. Me kalimin e viteve, dukja e saj është bërë më serioze dhe ajo tash mban flokë të shkurtra dhe veshje elegante.
SETHRIDA GEAGEA. Edhe pse tashmë është në moshë, kjo 50-vjeçare vazhdon të konsiderohet si një prej politikaneve më joshëse në botë. Ka lindur në Ganë, ndërsa në Liban i hyri politikës pas arrestimit të burrit të saj në vitin 1994. Në vitin 2005 u bë pjesë e parlamentit, ndërsa një kohë ka qenë edhe ministre.