Kopenhagë, 16 gusht – Politikanët danez tallen me idenë që Kopenhaga Grenlandin t’ia shesë Uashingtonit, prejse presidenti amerikan Donald Tramp, gjoja, ka biseduar për atë me këshilltarët e tij.
“Kjo duhet të jetë shaka e 1 prillit. Kompletisht jashtë sezonit”, publikoi ish kryeministri Lars Lok Rasmusen në Tuiter.
Zëdhënësi për çështje të politikës së jashtme të Partisë Popullore Daneze, Seren Espersen për televizionin DR deklaroi se nëse Tramp me të vërtetë mendon për blerje të Grenlandit, kjo është “dëshmi definitive se ai është çmendur”.
“Ideja që Danimarka t’ia shesë 50.000 qytetarë SHBA-së është tërësisht e pakuptimtë”, citoi Espersen.
Deputetja daneze e partisë së dytë siaps madhësisë në Grenland “Inuit Atakatigit”, Oja Kemnic Larsen theksoi se shumica e banorëve të Grenland besojnë se mund të kenë marrëdhënie më të mira me Danimarkën se sa me SHBA-në.
“Mendimi im i parë është – jo, faleminderit”, potencoi Kemnic.
Kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen dhe shefi i diplomacisë Jepe Kofor ende nuk e komentuan idenë e Trampit.
Gjithashtu edhe Ambasada e SHBA-së në Kopenhagë ende nuk e ka komentuar idenë e Trampit, ndërsa ish ambasadori amerikan në Danimarkë, Rufus Gifor deklaroi se mendimi për blerje të Grenlandit është “tërësisht katastrofal”.
“Uolstrit xhurnal” paraprakisht publikoi se Trampi është i interesuar ta blejë Grenlandin nga Danimarka edhe se presidenti amerikan planifikon të bisedojë për atë gjatë vizitës së Kopenhagës në shtator.
Grenland është ishull i akullt në përbërje të Mbretërisë Daneze dhe ka sipërfaqe prej 2.166.086 kilometra katror.