Beograd, 15 nëntor – Ish-kryeministri Nikolla Gruevski me pasaportë të falsifikuar, gjatë natës, ka kaluar kufirin maqedono- shqiptar dhe ilegalisht ka arrit në Tiranë, ku është pranuar nga Ambasada e Hungarisë. Me fluturimin e parë të mëngjesit të kompanisë “Malev” nga Tirana ai ka arrit në Budapest, shkruan gazeta beogradase “Politika”. Gruevski gjendet në Budapest, ku nga autoritetet hungareze ka kërkuar azil politik. Në Shkup ai ka arrit t’i shmanget vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh për shkak të furnizimit të “mercedesit” të blinduar.
Dukë marrë informacione nga bashkëpunëtorët e tij se policia po përgatitet të arrestojë, Gruevski me pasaportë të rreme e ka kaluar kufirin maqedono- shqiptar dhe ilegalisht ka arrit në Tiranë. Më pas me fluturimin e parë nga Tirana ka arrit në Budapest. Ekuipazhi i avionit nuk e ka ditur se kush është udhëtari me kapelë në kokë dhe syze dielli të cilat nuk i ka hequr as në avion, shkruan “Politika”.
Në momentin kur fletëarresti nga Maqedonia ka hyrë në fuqi, ndërsa ajo ka qenë diku rreth orës 10 paradite, Gruevski veçmë ka qenë në Budapest ku u dërgoi porosi autoriteteve në Shkup se i ka mposhtur, por se e do Maqedoninë dhe se çdoherë do të jetë me të. Kuptohet se e dëshiron edhe lirinë, por të veten, shkruan gazeta serbe. Autoritetet në Shkup reaguan më pas me arrestimin e bashkëpunëtorëve të Gruevskit dhe mbetet të hetohet se kush i ka ndihmuar ish kryeministrit të largohet nga Maqedonia. Gazeta shkruan se ai padyshim ka qenë nën mbikëqyrje policore 24 orë. Parashtrohet pyetja se si është e mundur Gruevski të kalojë kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pa mos e identifikuar shërbimet kufitare.
Është ditur se në muajt e kaluar i janë marrë dokumentet personale. Kush ka përgjegjësi nga pala maqedonase, e kush nga pala shqiptare? A po “vëllai i madh” nga ana e Atlantikut ka konkluduar se është më inteligjente Gruevski të largohet për në Hungari, ndërsa prej atje të jetë xhoker për kohë të ardhshme nëse kryeministri aktual Zoran Zaev nuk do jetë konstruktiv në mënyrën të cilën e dëshirojnë Tirana dhe Uashingtoni, shkruan “Politika”. Simbolika është se Nikolla Gruevski ka ikur në Budapest nga Tirana, ndërsa ai ka qenë kundërshtari kryesor i “Platformës së Tiranës” e cila ka qenë uverturë për rrëzimin e tij nga qeveria.