Një i moshuar, prej pak kohësh ka humbur gruan e tij, me të cilën kaloi një jetë të tërë. Burri është vetëm dhe jeton i izoluar, në mungesë të gjërave më bazike. Fatmirësisht në ndihmë të tij ndërhyn dy policë, të cilët e ndihmuan dhe e ngushëlluan të moshuarin.
Fotografia e një policeje duke i mbajtur dorën të moshuarit, po emocion mijëra njerëz, duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale. Ngjarja vjen nga Ladywood, në Birmingham, të Britanisë së Madhe. Siç raportojnë mediat vendase, familja e gruas së ndjerë, i ka marrë gjithçka të moshuarit.
Të afërmit lakmitarë, i boshatisën shtëpinë të moshuarit, duke i marrë gjithë objektet e gruas, kështu që ai mbeti i vetëm në një apartament të boshatisur. Situata e trishtë tërhoqi vëmendjen e policëve të zonës. Dy agjentë, PC Greaves dhe WPC Rogers, i sollën të moshuarit gjithë objektet më të domosdoshme.
Mes tyre edhe një televizor. I emocionuar i moshuari mban shtrënguar dorën e polices, duke bërë që këto momente të përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale.