Autoritetet e policisë italiane kanë arrestuar babanë e foshnjës shqiptare, një shtetas i moshës 24 vjeçare, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat.
Një ditë më parë të dy bashkëshortët, burrë e grua u paraqitën në spitalin e Askolit me fëmijën e tyre 7 muajsh i cili kishte një hematomë në kokë. Gruaja u justifikua duke thënë se fëmija ishte rrëzuar aksidentalisht, por kanë qenë mjekët që kanë vënë re se në fytyrën e fëmijës kishte edhe shenja të tjera gishtërinjsh përveçse hematomës në kokë. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se “rrëzimi” ishte për faj të 24 vjeçarit i cili kohët e fundit vinte në shtëpi i dehur dhe ushtronte dhunë fizike mbi gruan dhe fëmijët e tij, të madhin 4 vjeç dhe më të miturin, vetëm 7 muajsh.
Me zbardhjen e këtyre fakteve, policia ka arrestuar shqiptarin
(Kosova Sot)