Kiev, 13 nëntor – Pothuajse 100 persona janë liruar nga një fermë në afërsi të qytetit ukrainas Odesa, të cilat janë përdorur si robër pune, njoftoi sot policia dhe Prokuroria ukrainase.
Viktimat janë rekrutuar nga stacionet hekurudhore nëpër mbarë vendin, njoftoi DPA. Shumica prej tyre kanë punuar nga 13 orë në ditë pa marrë pagë. Atyre u është premtuar pagë ditore në vlerë prej rreth 16 dollarë plus ushqim falas dhe akomodim.
Policia informon se personat të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kanë mbajtur fillimisht i kanë droguar që ta humbin vetëdijen, ndërsa pastaj ua kanë vjedhur dokumentet. Policia ka kuptuar për robërinë moderne gjatë tentimit për rekrutim në Kiev.
Më shumë se dhjetëra njerëz janë arrestuar. Nëse shpallen fajtorë do të ballafaqohen me dënim me burg prej 15 vjetëve.
Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 30.000 dollarë, automobila dhe armë.