Ekipe të policisë turke sot në disa aksione nëpër Stamboll kanë arrestuar 27 anëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe të krahut rinor të kësaj organizate, njofton televizioni turk NTV. Aksionet janë ndërmarrë pas sinjaleve të marra për aksione të planifikuara terroriste nga ana e PKK-së në Stamboll. Autoritetet kanë dhënë urdhra për bastisje të shtëpive të gjithsej 35 anëtarëve të organizatës.
Aksionet janë ndërmarrë në 15 komuna të Stambollit. Gjatë bastisjeve të shtëpive të të dyshuarve janë konfiskuar shumë dokumente dhe materiale digjitale të PKK-së. PKK, e cila nga viti 1984 zhvillon luftë të armatosur kundër shtetit turk, nga Ankaraja, BE-ja dhe SHBA-ja është shpallur organizatë terroriste.