Policia turke konfiskon dhe shkatërron mbi 7.5 milionë rrënjë kanabisi

38

Forcat turke të sigurisë i kanë konfiskuar mbi shtatë milionë rrënjë kanabisi dhe më shumë se një ton drogë të përgatitur nga kjo bimë në 89 lokacione të ndryshme në pjesën juglindore të vendit.

Konfiskimi ishte pjesë e një operacioni të xhandarmërisë në provincën Diarbarkir me qëllim të ndalimit të trafikimit ilegal të substancave narkotike nga PKK-ja dhe për t’i sjellë shkelësit para drejtësisë, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Mbi 1,600 kilogramë kanabis i thatë, 7.5 milionë rrënjë kanabisi, gypa uji me gjatësi prej 8,400 metrave dhe gjashtë pompa uji janë konfiskuar dhe janë shkatërruar, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte sasia më e madhe e kanabisit të konfiskuar gjatë një operacioni të vetëm në katër vjetët e fundit në Turqi.

Sipas Interpolit, deri në 80 për qind e tregjeve ilegale të drogës në Evropë furnizohen nga rrjetet trafikuese të PKK-së.