Policia turke në një autobus në qytetin Izmit zbuloi 100 kilogramë heroinë. Siç njoftoi televizioni NTV, droga është zbuluar në një bagazh të fshehtë në pjesën e poshtme të autobusit, i cili ka udhëtuar drejtë Stambollit. Droga e sekuestruar është paketuar në më shumë zarfe, në të cilat ka pasur shkrime në gjuhën arabe. Nën akuzën për kontrabandim të narkotikëve, policia ka arrestuar tre persona, mes të cilëve edhe shoferin e autobusit.