Ankara, 16 nëntor – Policia turke sot ka arrestuar 13 akademikë, njerëz afaristë dhe gazetarë, në kuadër të hetimit kundër arrestimit të biznesmenit dhe njëherit edhe aktivist Osman Kavala.
Arrestimet janë zbatuar në Stamboll dhe tre provinca në operacione në të njëjtën kohë.
Policia i pyet të arrestuarit për lidhjet që i kanë pasur me Kavalan, filantrop dhe biznesmen, i cili është arrestuar para një viti nën akuzën për “tentim për prishjen e rendit kushtetues dhe Qeverinë”.
Kundër Kavalas deri më tani nuk është ngritur aktakuzë zyrtare.
Policia është në kërkim edhe pas tetë personave të cilët kanë lidhje me asociacionin e Kavalas, i cili pohon se e ka promovuar paqen dhe drejtësinë e komuniteteve përmes kulturës.