Policia turke, në aksionet e sotme në qarqe të ndryshme nëpër vend, arrestoi një numër të madh personash për lidhshmëri të tyre me Shtetin islamik, lajmëroi agjencia Anadolia. Në operacionin në Ankara, policia turke arrestoi 60 persona, të dyshuar për lidhje me Shtetin islamik. Shumica e të arrestuarve janë shtetas të huaj. Policia ndërmori aksione në adresa të ndryshme në lagjet e Ankarasë, Altandag, Mamak, Sinxhan dhe Çubuk.
Në aksione të ndara në disa lagje të Stambollit dhe në qarkun Koxhaeli, në veriperëndim të Turqisë, janë arrestuar 18 persona të tjerë, të dyshuar për lidhje me SHI-në. Policia ka pasur deklarata se të dyshuarit po përgatitnin sulm terrorist. Në një aksion të ngjashëm në Izmir, në Turqinë perëndimore, janë arrestuar tetë persona.
Në operacionin policor, organizuar nga ekipe të policisë për luftë me terrorizmin në Adajman, në Turqinë juglindore, dhe kryer në adresa të ndryshme nëpër qytet, e gjithashtu edhe në Stamboll, Samsun, në Turqinë veriore, manisa, në Turqinë perëndimore, dhe Gaziantep, në Turqinë juglindore, janë arrestuar 10 persona, të dyshuar për lidhje me SHI-në. Gjithsejt 46 anëtarë të dyshuar të SHI-së, mes të cilëve edhe shtetas të huaj, janë arrestuar në aksionin policor në qarkun e Bursës, në Turqinë veriperëndimroe. Dymbëdhjetë të dyshuar të tjerë të SHI-së janë arestuar gjatë aksionit policor në Elazag, në Turqinë lindore, 10 në Bingol, në Turqinë lindore, ndërsa mbi 30 në Konja, në Turqinë qendrore.