Stokholm, 3 gusht – Policia suedeze ka vrarë një djalosh 20-vjeçar me sindromën Daun dhe formë të autizmit, derisa ka lëvizur duke mbajtur pistoletë-lodër në dorë.
Siç lajmëroi B-Bi-Si, policia e ka vrarë Erik Torel duke menduar se në duar mban pistoletë të vërtetë, duke e përshkruar të gjithë situatën si të “rrezikshme”.
Incidenti ka ndodhur në qarkun Vasastan në Stokholm pas policia ka marrë thirrje se është vërejtur një burrë i cili shëtit nëpër rrugë me pistoletë në dorë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre policë, të cilët iu kanë afruar Torelit dhe kanë kërkuar ta lëshojë pistoletën. Por, pasi ai, siç deklaruan policët në hetimin, është “sjellë në mënyrë kërcënuese”, ata kanë shtënë mbi të.
Djaloshi i plagosur ishte transferuar në spital, ku së shpejti u është nënshtruar lëndimeve.
Nëna e Torelit për gazetën “Ekspresen” deklaroi se ai ajo qenë një pistoletë të cilën e ka marrë dhuratë dhe e ka përshkruar të birin e saj si “njeriun më të dashur të botës”. “Ai nuk do të shkelte asnjë mizë”, ka deklaruar nëna e djaloshit të vrarë.
Për të gjithë rastin policia ka filluar hetim.