Madrid, 8 nëntor – Policia spanjolle pengoi sulm të planifikuar ndaj kryeministrit spanjoll Pedro Sançez, njoftoi DPA. Policia katalonase publikoi sot në Tuiter se ka arrestuar një person i cili “ka dashur që ta vrasë” Sançezin dhe se ka gjetur një sasi të madhe armatimi në shtëpinë e tij.
Personi është arrestuar para tre javëve në qytetin Terasa, të Katalonjës, nën dyshimin për planifikimin e sulmit, citohet në njoftimin e sotëm të policisë në Barcelonë.
Personi, supozohet, se ka dashur që të hakmerret për planet e Qeverisë spanjolle që t’i eks’humojë dhe shpërngulë eshtrat e ish diktatorit spanjoll Francisko Franko.
Nga vdekja e tij në vitin 1975, Franko është varrosur në Mavzoleun e vendosur në rrafshnaltën në veriperëndim të Madridit.
Personi i arrestuar është 63-vjeçar dhe në shtëpinë e tij ka pasur një sasi të madhe armatimi.
Sipas mediave spanjolle, plane e tyre për vrasje të Sançezit ai i ka publikuar në rrjetet sociale.