Tiranë, 16 dhjetor – Policia shqiptare në tre aksione të ndara në qytetet bregdetare Sarandë dhe Vlorë dhe në qytetin verior Shkodër, ka sekuestruar rreth një mijë kilogram marihuanë. Në aksionin e zbatuar në periferinë e Sarandës, janë sekuestruar mbi 700 kilogramë marihuanë, e cila është zbuluar në një tunel të braktisur tek vendi “Trafostanca”. Në aksion është arrestuar një banor 20-vjeçar nga fshati Metoq, ndërsa policia është në kërkim të narko-partnerit të tij, banorit 27-vjeçar të Sarandës. Janë arrestuar edhe tetë gra, të cilat kanë qenë të angazhuara për paketim të drogës. Në aksionin e policisë në Vlorë janë sekuestruar mbi 150 kilogramë marihuanë, të fshehura në hapësirat e bodrumit në objektin hotelierik në plazhin Zvërnec. Është arrestuar edhe pronari i hotelit, identiteti i të cilit nuk theksohet. Në pjesën veriore të vendit, në një fshat në afërsi të Shkodrës janë sekuestruar rreth 100 kilogramë marihuanë në fazë të tharjes në kasolla të improvizuara në vise malore.