Pesë persona janë arrestuar për vjedhje të 4.4 tonë portokajve që ishin të futura në tri vetura.
Vjedhja e këtyre portokajve u zbulua kur policia filloi të ndiqte dy vetura të cilat po udhëtonin afër njëra-tjetrës në një lagje të Sevillas.
Pesë personave u mungonin dokumentet dëshmuese për prejardhjen e portokajve dhe nuk kanë dhënë përgjigje bindëse rreth tyre.