Policia argjentinase ka qëlluar për vdekje një pëllumb që po transportonte drogë brenda burgut. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Santa Rosa në Argjentinën Qendrore. I pajisur me qese, pëllumbi ishte stërvitur nga trafikantët për të transportuar drogën dhe për ta futur brenda burgut. Brenda qeses që ishte vendosur në shpinën e pëllumbit kishte marijuanë dhe një USB. Raportohet se pëllumbi bënte prej disa kohësh transportin e drogës, madje 15 herë në ditë. Nën hundën e rojeve të burgut, pëllumbi fuste kanabis duke u përdorur nga trafikantët si një mënyrë transporti. Fotografia e pëllumbit të vrarë është publikuar në rrjetet sociale.