Policia e Floridës ka lëshuar paraditen e sotme videon e arestimit pak ditë më parë të golfistit amerikan Tiger Woods. Ai u ndalua dhe u tha fillimisht se ishte në gjendje të dehur, por më pas palët konfirmuan se ilaçet që përdorte golfisti kishin bërë reaksion.
Gjithsesi, në video duket Woods në gjendje konfuze dhe nuk është në gjendje të ndjekë udhëzimet e policisë, e cila në fund i vendos prangat. Pas disa orësh në rajon, Woods u la i lirë nga policia, por kjo ngjarje e rëndë njollosi mjaft figurën e një ikone të sportit.