Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se policia ishte shumë e përkushtuar ta kryente aksionin për arrestimin e drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.
“Përkundër rezistencës, kemi qenë të përkushtuar ta realizojmë aksionin dhe të arrestohet Marko Gjuriq”, ka deklaruar Kelani.
Ai ka shtuar se “veprimet e policisë ishin të bazuara në vendimin e ministrisë së Punëve të Jashtmet të Republikës së Kosovës”.