Kërçovë, 19 mars – Të ballafaquar me zjarre të shpeshta në vende pyjore dhe dhe sipërfaqeve në ambient të hapur, SPB- Ohër do të ndërmerr masa përforcuese në plan preventiv dhe represiv.
Qëllimi është mbrojtja e njerëzve dhe jetëve të tyre, e pronave dhe pasurive natyrore, zvogëlimin e pasojave të dëmshme, ngritja e vetëdijes nga rreziku i zjarreve, por edhe sanksionimi i individëve të pandërgjegjshëm shkaktues të zjarrit.
Në atë drejtim, SPB Ohër i përfshinë të gjitha kapacitetet për kontroll, preventiv dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarri dhe lokalizimi i tyre. Është paraparë bashkëpunim me njësitë territoriale kundër zjarreve, QMK, NP “Pyjet e Maqedonisë”, Parqet kombëtare, policia pyjore dhe kufitare, ARM, organet e vetëqeverisjes lokale, mediat, Kryqi i kuq dhe subjektet tjera kompetente dhe institucione.
Do të ketë patrullime të përbashkëta të nëpunësve të policisë dhe policisë pyjore, me qëllim të parandalimit dhe sanksionimit të sjelljes jo etike të individëve, mbikëqyrje të ndërmarrjeve që menaxhojnë me pyjet dhe kahe për forcim të kotnrollit në terren me zbatimin e rregullave ligjore.
Është paraparë bashkëpunim intensiv me institucionet e nivelit lokal dhe rajonal për këmbim të informatave në lidhje me zjarret, organizim i ndihmës plotësuese në pajisje, teknikë, fuqi dhe mjete.
Si pjesë e konceptit “Bashkëpunimi midis policisë dhe bashkësisë”, me qëllim parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret, do të ketë takime me grupet përkatëse të qytetarëve, këshilla lokal për prevenim, si dhe shpërndarja e materialeve propaganduese dhe fletushkave për edukim dhe informim të popullatës, informuan nga SPB Ohër.