Policia turke me gaz lotsjellës mbrëmë ka dëbua disa mijëra gra të cilat u mblodhën në qendër të Stambollit në marsh me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas.
Gratë u mblodhën në sheshin “Taksim” ku kishin planifikuar ta fillojnë marshin, por disa qindra policë ua bllokuan rrugën për t’i penguar të niseshin nëpër rrugën kryesore të këmbësorëve.
Siç transmetojnë agjencitë, policia ka hedhur gaz lotsjellës, për t’i dëbuar gratë. (koha.mk)