Paris, 15 tetor – Policia franceze sot përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në përplasjet me zjarrfikësit të cilët protestojnë në Paris, të pakënaqur nga kushtet e punës.
Zjarrfikësit kanë tentuar të ngjiten në gardhin e hekurt rreth ndërtesës së Dhomës së Poshtme të Parlamentit francez, pas çfarë policia ndaj tyre ka gjuajtur gaz lotsjellës. Protestuesit pastaj janë zhvendosur në pjesën lindore të Parisit, ku janë përplasur me policinë, e cila sërish ka përdorë gaz lotsjellës.
Mijëra zjarrfikës janë mbledhur në protestën e sotme në Paris, duke shfaqur pakënaqësi nga pagat e ulëta dhe kushte të vështira të punës.
Zjarrfikësit kanë thënë se dëshirojnë të dinë nëse kanë mbështetje nga Qeveria. Protesta e zjarrfikësve po zhvillohet pas protestave të ngjashme të policisë në Paris. Në protestë janë mbledhur zjarrfikësit nga mbarë vendi.