Tetëdhjetë e pesë persona janë arrestuar në Paris në fundjavën e pestë me radhë nga protestat e “jelekëve të verdhë”.
Disa mijëra njerëz sërish dolën në rrugë që të protestojnë në Paris.
Policia kumtoi se 46 nga të arrestuarit janë me masë “mbajtje nën roje”. Mes policisë dhe demonstruesve ka pasur disa përleshje. Policia ka përdorur gaz lotsjellës që t’i shpërndajë demonstruesit në qendër të qytetit.
Rreth 8.000 policë dhe 14 automjete blinduese janë sistemuar në Paris për shkak të protestave.