Forcat e sigurisë në Mjanmar vazhduan me përdorimin e forcës ndaj demonstruesve, dhe sot hapën zjarr në disa vende në mënyrë që t’I shpërndajnë protestat kundër huntës ushtarake, me ç’rast janë lënduar disa persona, lajmëruan mediumet lokale.
Sipas “Myanmar Now”, armata dhe policia gjuajtën plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në Jangon dhe Mandalej, ku u lënduan dhjetë persona, por edhe në qytete të tjera, ndërsa ka edhe raportime për përdorim të municionit në disa vende.
“Monywa Gazette” kumtoi se pesë persona ishin lënduar kur forcat e sigurisë gjuajtën me municion ushtarak në qytetin Moniva, ndërsa ka pasur edhe rasportime të pakonfirmuara për të shtëna dhe të lënduar në dy qytete të tjera, Mingian dhe Maguai.
Zëdhënësi I këshillit ushtarak në pushtet nuk iu përgjigj thirrjeve të mediumeve për t’I komentuar këto thënie.
Gjatë protestave, të cilat filluan më 1 shkurt kur armata I arrestoi liderët civilë dhe e mori pushtetin në Mjanmar, deri më tani jetën e humbën mbi 20 demonstrues dhe një polic.