Minsk, 14 gusht – Pjesëtarët e njësiteve intervente të policisë në qendër të Minskut i ulën mburojat në shenjë solidariteti me protestuesit gjatë protestës.
Disa mijëra protestues u tubuan në sheshin e Pavarësisë në Minsk, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, njofton TASS.
Bjellorusia i mbajti zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, ndërsa presidenti aktual Aleksandar Llukashenko e siguroi mandatin e ri me 80,08 për qind të votave, ndërsa rivalja e tij kryesore, Svetllana Tihanovska, i mori 10,09 për qind mbështetje të votuesve.
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, për të cilat protestuesit besojnë se janë vjedhur, në shumë qytete në mbarë vendin shpërthyen protesta masive në disa raste eskaluan në përplasje me policinë. Protestat mbahen nga e diela.