Minsk, 13 gusht – Policia në Minsk i mbylli hyrjet drejt Sheshit qendror të pavarësisë, ku ndodhen godina e Qeverisë dhe e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton TASS.
Njësitet e policisë janë shpërndarë edhe rreth objektit të administratës presidenciale.
Atje janë parkuar mbi 10 autobusë me pjesëtarë të njësiteve intervente të policisë ndërsa është dorëzuar edhe pajisje speciale që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.
Në ndërkohë, numri i protestuesve është duke u rritur. Sipas vlerësimeve të TASS në qendrën e Minskut tani për tani ka disa mijëra njerëz.
Nga kumtimi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi të dielën, çdo ditë në Minsk dhe në qytete të tjera mbahen protesta, ku protestuesit i akuzojnë autoritetet për falsifikim zgjedhor. Deri më tani janë arrestuar të paktën 6700 protestues, nuk dihet numri i të lënduarve. Gjithashtu, ka edhe policë të plagosur në protestat.