Shkup, 8 tetor – Shkupjani R.T. (46) dje ka denonduar se pothuajse një javë nuk ka mundur të kontaktojë me bashkëshorten e tij A.T. (33) e cila më 27 korrik të vitit 2018 ka shkuar për në Republikën Sllovake në punë pas marrëveshjes paraprake përmes rrjeteve sociale. “I denoncuari deri më 1 tetor ka pasur kontakt me bashkëshorten e tij pas çka më nuk ka mundur të kontaktojë me të, sepse numri i telefonit përmes të cilit kanë kontaktuar, nuk ishte në funksion”, theksojnë nga MPB-ja. Merren masa për gjetjen e personit.