Të paktën 120 persona janë arrestuar sot gjatë protestave kundër propozim ligjit për siguri kombëtare të Hong Kongut, njoftoi “Saut Çajna Morning Post”.
Sipas gazetës, rreth 40 nga demonstruesit e arrestuar kanë tentuar të vendosin barriera.
Disa mijëra njerëz kanë dalë sot nëpër rrugët e Hong Kongut në shenjë të protestës për shkak të propozim ligjit, i cili, sipas tyre, paraqet rrezik për liritë dhe parimet qytetare “një vend, dy sisteme”.
Në tentim që t’i dëbojë, policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër demonstruesve antiqeveritarë.
Propozim-ligji për siguri kombëtare të Hong Kongut parasheh ndalesë për shkëputje, përzierje të vendeve të huaja, terrorizëm dhe të gjitha aktivitetet tjera separatiste të orientuara ndaj rrëzimit të pushtetit qendror dhe përzierjes së huaj në punët e brendshme të ish-kolonisë britanike.