Policia e Brukselit kumtoi se sot në mëngjes kanë arrestuar rreth 50 protestues nga “jelekët e verdhë” si masë parandaluese.
Autoritet lokale presin rreth orës 13 të fillojë protesta para ndërtesave të institucioneve të BE-së në Bruksel. Të arrestuarit janë mbajtur në lagjen evropiane dhe në afërsi të stacioneve kryesore hekurudhore në qytet.
Në rajonin, ku priten tubimet, është rritur prezenca e policisë, por tani për tani situata është e qetë. Mediat franceze informojnë se “jelekët e verdhë” e kanë bllokuar komunikacionin në autostradën e cila çon drejtë kufirit me Francën.
Javën e kaluar rreth 500 “jelekë të verdhë” janë përleshur në Bruksel me policinë, ndërsa janë djegur edhe dy automjete policore.