Bruksel, 10 dhjetor – Policia belge i ka mbyllur pjesëmarrësit në protestat e “jelekëve të verdhë” në stalla në komunën Eterbek, ku kanë kaluar nga disa orë pa qasje deri tek informacionet për situatën, lajmërojnë mediat belge.
“Të gjithë jemi këtu në vendin e njëjtë, si kafshë. Nuk marrin asnjë informacion”, deklaroi njëri prej demonstruesve, i cili gjendet në paraburgim/.
Prokuroria publike në Bruksel kumtoi se policia gjatë protestave të palejuara në kryeqytetin e Belgjikës të shtunën arrestoi 400 njerëz.
Protestat në Belgjikë inspirohen nga demonstratat e lëvizjes “jelekët e verdhë” në Francë, të cilat filluan më 17 nëntor.