Tre shqiptarë janë bërë pjesë e një “aksioni” si nëpër filma, teksa janë munduar t’i ikin policisë italiane. Ngjarja ka ndodhur në kufirin midis Pordenones dhe Veneto, ku shqiptarët po ecnin me shpejtësi të madhe, ndërsa policia ka filluar t’i ndjekë ata.
Ata udhëtonin me një Audi A6, ndërsa kur panë se makina e policisë ishte sipër urës kuptuan që nuk kishin mundësi shpëtimi. Kështu, tre shqiptarët lanë Audin sipër urës dhe u hodhën në lumë, por dy prej tyre kanë dalë menjëherë pasi uji ishte shumë i ftohtë dhe nuk kanë mundur të qëndrojnë më gjatë, ndërsa tjetri u arrestua në pyll aty pranë. Mësohet se shqiptarët ishin pjesë e një bande grabitësish, ndërsa mediat italiane raportojnë se ata janë nën të tridhjetat. Ndjekja deri në kapjen e tyre zgjati mbi 2 orë, kurse policia tha se makina ishte e vjedhur.