Meksiko Siti, 9 gusht – Në provincën Miçokan, policia meksikane në një mbikalim ka gjetur nëntë trupa të varur dhe 10 trupa të masakruar të hedhur në rrugën e afërt, kanë bërë të ditur burime gjyqësore.
Prokuroria e shtetit Miçokan ka bërë të ditur se në qytetin Uruapan është vendosur flamur ku një klan i drogës i kërcënohet tjetrit. Personat e varur së pari janë vrarë nga armë zjarri, ku disa prej tyre janë varur me duar të lidhura, ndërsa të tjerët më pantallona të zhveshura. Sipas mediave lokale, edhe pse parulla nuk ka qenë mirë i lexueshëm, thuhet se klani “Halisko” i kërcënohet atij rival “Viagra”.
Në gjysmën e parë të vitit 2019 në Meksikë është regjistruar numër rekord i vrasjeve – 17.608 që është për 5.3 për qind më shumë se sa në vitin 2018. Në vendin me 125 milionë banorë ndonjëherë ndodhin edhe nga 100 vrasje në ditë.