Podgoricë, 18 dhjetor – Policia malazeze mëngjesin e sotëm ka arrestuar shtatë persona dhe ka sekuestruar 982 kilogramë marihuanë, 1,7 kilogramë heroinë dhe tre kilogramë përzierje për rritje të peshës së drogës.
Personat janë arrestuar në kuadër të vazhdimit të operacionit “Boka”.
Aksioni zbatohet në Kotor, në kompleksin banesor, që njihet me emrin “Pentagon”, ndërsa në të jetojnë shumë pjesëtarë të bandës kriminale “Klani i Shkalarit”.