Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të Shkodrës dhe atë të Malit të Zi është zhvilluar ditën e sotme. Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar tre persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportonte nga një thes ku dyshohej se kishte lëndë narkotike. Personat në fjalë, pasi kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike në shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi. Policia Kufitare gjatë krehjes së zonës ka gjetur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.