Zagreb, 14 tetor – Të shtënat në Sheshin e Zagrebit Shën Marko, me ç’rast një polic ishte plagosur rënë, ndërsa dy të tjerë u rrezikuan, sërish e ngriti çështjen për ruajtje të armëve të mbetura, kështu që policia kroate u bëri thirrje qytetarëve që vullnetarisht t’i dorëzojnë armët, pa sanksione.
Sipas të dhënave të policisë, prej vitit 2007, kur filloi aksioni “Më pak armë më pak tragjedi” qytetarët vullnetarisht dorëzuan mbi 5.000 copë armë të ndaluara, mbi 330 mijë copë mjete shpërthyese, mbi 9.000 copë armë të cilat mund të posedohen legalisht, rreth 5,5 milionë copë municion dhe mbi 5.000 kg mjete të ndryshme shpërthyese.
“Megjithatë, praktika tregon se qytetarët akoma kanë armatim në posedim, me çka tregojnë papërgjegjësi sepse ato e rrezikojnë sigurinë personale dhe sigurinë e fëmijëve të tyre dhe të gjithë qytetarëve”, deklaroi para gazetarëve shefi i Shërbimit kundër shpërthimeve pranë Drejtorisë së policisë, Marijan Nikollau.
Qytetarëve, të cilët “kanë harruar” ta dorëzojnë armatimin apo ende nuk janë liruar prej tij për çfarëdo qoftë arsye, Nikollau u bëri thirrje të zgjedhin alternativë dhe ta dorëzojnë armën në vend se të dënohen, nëse gjendet tek ata.