Kërçovë, 13 dhjetor – Tridhjetë kilogramë marihuanë janë gjetur dje gjatë bastisjes policore në shtëpitë e dy personave në fshatin Arangjell të Kërçovës.
Pjesëtarë të policisë në Kërçovë, policia kriminalistike nga Ohri dhe Njësia për tregti të palejueshme me drogë pas njohurive operative të marra paraprakisht kryen bastisje në shtëpitë e personave A.A. (45) dhe E.A.(47).
Në hapësirat përdhesë të shtëpisë në pronësi të A.A. janë gjetur tre qese celofani në të cilat ka pasur tre paketime të mëdha – thasë të zinj celofani të mbështjellë me shirit ngjitësi, derisa në dhomën e gjumit në shtëpinë e E.A. ishte gjetur një qese e zezë celofani përplot me materi të gjelbër bimore.
Gjërat e gjetura janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë në MPB në Shkup, ndërsa dy personat janë arrestuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër dy personave do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve”.