Pasi nuk gjetën ish-kryeministrin e Nikolla Gruevski në banesën e tij, policia kërkon Nikolla Gruevskin në selinë kryesore të VMRO-së.
Ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit është lëshuar fletarrest, për shkak se ai sot nuk e ka marrë vendimin për vuajtjen e dënimit me burg, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nikolla Gruevski u dënuar për rastin “Tanku” të PSP-së me dy vite burgim për blerjen e “mercedesit” luksoz.
Ai duhet të paraqitej të premten në burgun e ‘Shuto Orizare’, ndërsa shërbimet gjyqësore po atë ditë ishin në banesën e tij për t’ia dorëzuar vendimin për burg.