Një autor i panjohur i veshur me maskë të Babagjyshit të Vitit të Ri, ka kryer vjedhje dje në një market në rr. “Budimpeshtanska”. Siç kumtoi MPB-ja, ngjarjen rreth orës 21:00 në NJIK Shkup (Njësinë për informacione dhe komandë) e ka paraqitur B.B. “Autori i cili ishte veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, me kërcënim me armë e ka marrë qarkullimin ditor dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, theksojnë nga MPB-ja. Merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.