Policia e Kosovës ka rënë në gjurmë dhe ka sekuestruar një shumë të madhe parash që po konsiderohen të falsifikuara. Siç thonë Policia, rreth orës 23:00 të natës së mbrëmshme, Policia ka ndalur një veturë ku ndodheshin tre persona dhe pas bastisjes kanë gjetur marihuanë dhe para të dyshimta, shkruan gazetametro.net. “Rreth orës 23:15 minuta, në Lagjen “Dardani”, në një pikë kontrolli të ushtruar nga policia e Stacionit “Veriu” është ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit tek njëri është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuana”, thonë Policia.
Ndërkaq, Policia thonë se ky ka qenë dyshim nga i cili është marrë autorizimi për të bastisur një shtëpi, ku janë gjetur hiç më pak se 229 mijë euro të dyshimta. “Pas sigurimit të autorizimit është kontrolluar një shtëpi në rrugën “Rrustë Kabashi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 458 bankënota 500 eurosh në vlerë 229000 euro. Pas intervistës, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor”, thonë tutje ata. Ndërkohë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit policor, ku pritet që të dalë para gjykatës për të vendosur për masë të arrestit.