Policia kap 15 kurdë në Tepelenë

14

Policia e Tepelenës ka kapur 15 shtetas kurdë pranë fshatit Luzat të cilët udhëtonin në këmbë.

Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al se tre prej tyre nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa janë transportuar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, të tjerët janë shoqëruar në komisariatin e Tepelenës.

Comments are closed.