Shkup, 19 qershor – Policia në Shkup ka sanksionuar 58 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë dhe kanë lëshuar po kaq mandate për pagesë, njoftoi MPB.
Gjatë aksionit të bërë dje, janë zbuluar edhe 74 shkelje të tjera për të cilat janë prerë 18 mandate për pagesë dhe 56 gjoba.
“Nga ora 17:30 më 18.06.2019 deri në orën 00:30 më 19.06.2016 ka marrë kontroll edhe për zbulimin e shkeljeve të rregullave nga ana e motoçiklistëve. Gjatë këtij aksioni janë zbuluar shkelje tej 27 motoçiklistë”, citojnë nga MPB-ja. .