Kartum, 25 dhjetor – Policia sot ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka shtënë në ajër për t’i dëbuar demonstruesit të cilët kanë tentuar të arrijnë deri tek pallati presidencial duke e kërkuar dorëheqjen e presidentit saudit Omar Bashir,
Disa qindra njerëz kënduan këngë patriotike dhe brohoritën “liri” dhe “qetë, qetë kundër vjedhësve”.
Protestave janë në organizim të sindikatave profesionale, ndërsa mbështeten nga partitë më të mëdha politike Uma dhe Demokratik Unionist.
Organizatorët e protestave dëshirojnë të parashtrojnë peticion, në të cilin kërkohet që Bashir, i cili është në pushtet nga grusht shteti në Sudan në vitin 1989, të japë dorëheqje.
Marshi i sotëm vijoi pas protestave prej një jave për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së ushqimit dhe derivateve, të cilat më vonë eskaluan në thirrje që Bashir të largohet nga pushteti.
Bashir sot ishte për vizitë në rajonin e Al Xhaziras, në jug të Kartumit, ku hapi shkollë për vajza. Ai në fjalim citoi vargje nga Kur’ani, ndërsa për situatën ekonomike në vend i akuzoi sanksionet ndërkombëtare dhe armiqtë e Sudanit, të cilët nuk deshën që të avancohet vendi.
SHBA-ja, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Kanadaja në një kumtesë të përbashkët të publikuar mbrëmë shprehën shqetësim për shkak të përdorimit të municionit ushtarak nga ana e policisë saudite kundër demonstruesve,
Në ndërkohë, “Amnesti interneshënal” kumtoi se ka raporte kredibile se policia saudite ka vrarë 37 demonstrues gjatë demonstratave antiqeveritare.
Një lider i paemëruar opozitar deklaroi se gjatë fundjavës janë vrarë 22 demonstrues.
Qeveria pranoi se ka viktima, por nuk theksoi detaje.