Njëri nga policët që ndodhej në vendin ku është gjetur trupi i pa jetë i Armend Trenës, menjëherë pas fjalës së zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashit, u ka kërkuar falje gazetarëve për mos lejimin e tyre që të qëndrojnë në afërsi të vendit të ngjarjes.
Ai ka thënë shkaku që pamja e trupave të pa jetë ka qenë shumë e rëndë, ka ndodhur që gazetarë që të mos lejohen në afërsi të vendit të ngjarjes.
Këtë deklarim policia e ka bërë pas gjetjes së trupit të Armend Trenës, pas dhjetë ditësh kërkim në lumin Lepenc.
“Tani nuk ka diçka të rëndësishme, vjen ambulanca që e transporton deri tek mjekësia ligjore që e transporton dhe kaq.E di që nashta që pak ju kena pengu, ju kena majt jashtë, po qëllimi ka qenë gjithmonë, sepse pamjet shpeshherë të trupit po janë jashtëzakonisht të rënda, dhe nuk kemi dashtë me I trondit familjarët me këto pamje”, ka deklaruar ai./gazetametro.net.