Tiranë, 11 tetor 2018 – Patrulla detare italiane ka penguar trafikimin e 352 kilogram marihuanë, e cila me varkë me motor përmes Detit Adriatik është transportuar nga Shqipëria.
Aksioni u realizuar në bashkëpunim me rojën bregdetare të qytetit të Barit ku kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane. Kontrolli i hollësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e 352 kg marihuanë e ndarë në 222 pako.
Droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjeçar italian banues në qytetin e Leçes.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit