Tiranë, 11 tetor – Patrulla detare italiane ka penguar trafikimin e 352 kilogram marijuanë, e cila me varkë me motot përmes Detit Adriatik është transportuar nga Shqipëria.
Aksioni u realizua në bashkëpunim me rojën bregdetare të qytetit të Barit ku kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane. Kontrolli i hollësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e 352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.
Droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Leces.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.