Policia italiane sekuestroi 2,5 tonë marihuanë

Rreth 2.5 tonë kanabis ka rezultuar pas peshimit, ngarkesa e radhës që kaloi përmes detit drejt Italisë, por që nuk mundi të mbërrinte në destinacion. Mediat italiane publikuan foto të ngarkesës së hashashit që u sekuestrua mbrëmjen e së premtes në afërsi të Manfredonias, ndërsa sasia e madhe u kap gjatë një operacioni, i cili zgjati për 5 orë për ndalimin e skafit me dy trafikantë shqiptare.

Në aksion u angazhuan tre shtete Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi që u mbështetët dhe nga avioni “Fronteks”. Fillimisht skafi u konstatua nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarmit ndjekja vijoi në ujërat e Detit Adriatik. Gjatë arratisë trafikantët e hodhën në det ngarkesën ndërsa arrestimi i tyre u bë nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit, transmeton Top Çanell.

Lënda narkotike u grumbullua përgjatë gjithë natës dhe iu dorëzua autoriteteve Italiane. Nga të dhënat e policisë së vendit fqinj sasia e madhe e drogës e cila do të vinte në brigjet Italiane u zbulua pas një serie pergjimesh të bëra muaj më parë.

Në 11 janar i riu nga Vlora Besmir Hameti së bashku me të arrestuarin tjetër italian, Domeniko Pascariello tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash. Ndonëse përfshirjen e tyre edhe në këtë ngarkesë ata e kanë mohuar hetuesit Italianë i kanë gjetur një letër dy të arrestuarve të ngarkesës 2.5 tonëshe ku ka një listë me emra dhe kontaktesh mes të cilave dhe të Hametit e Pascariellos.
Hetimi për të zbuluar rrjetin, i cili dyshohet se bëhet me porosi nga burgjet italiane vijon, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje në grupin kriminal.